Vajza e Jakup Krasniqit për Salih Mustafën: U dënua me dënim ç’njerëzor e të padrejt
Vajza e Jakup Krasniqit, Gresë Krasniqi, ka reaguar pasi Gjykata Speciale e shpalli fajtor dhe e dënoi me 26 vjet burg, ish-pjesëtarin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), Salih Mustafën, shkruan "Kosova Sot Online".
Krasniqi ka shkruar se dënimi që i është dhënë Mustafës është i padrejtë.
Po ashtu, ajo ka theksuar se nuk do të ja falë kurrë, deputetëve dhe ish-deputetëve, këto dënime që po shqiptohen në emër në emër të popullit.
Postimi i plotë:
Kosova përballë “drejtësisë” ndërkombëtare!
Gjenocidi dhe krimet serbe të kryera mbi popullatën civile shqiptare, vazhdojnë të mbesin të pazbardhura e të paadresuara. Ndërsa kriminelët serb enden të lirë në mes të Beogradit, çlirimtarët dhe lufta e drejt per liri e shqiptarëve po gjykohet!
Sot u denua Cali, me një dënim ç’njerëzor e të padrejt.
Turpi bie mbi ata që e bënë këtë gjykatë dhe ata që i shërbejnë politikave shoviniste të Beogradit!
Deputet e ish-deputet, dënimet ”në emër të popullit të Kosovës” nuk do t’ua falim kurrë!
(Kosova Sot Online)