Hill: Investitorët amerikanë të interesuar në sektorin energjetik të Serbisë

  • A.P /
  • 16 December 2022 - 20:33
Hill: Investitorët amerikanë të interesuar në sektorin energjetik të Serbisë

Investitorët amerikanë janë “të interesuar të investojnë në kapacitete të reja dhe teknologjikisht të përditësuara energjetike në Serbi, para së gjithash në fushën e burimeve të rinovueshme të energjisë”, tha sot ambasadori amerikan në Beograd, Kristofer Hill, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.


Në një bisedë me ministren e Minierave dhe Energjetikës së Serbisë, Dubravka Gedoviq, ai tha se është i bindur se bashkëpunimi në fushën e energjisë mund të përmirësohet dukshëm.

“Kur e gjithë bota po përballet me një krizë energjetike, Serbia është e vendosur të inicojë një cikël të madh investimesh në infrastrukturën energjetike për të siguruar pavarësinë energjetike në vitet sfiduese në vazhdim. Në të njëjtën kohë, ne jemi shumë të angazhuar në diversifikimin e burimeve të furnizimit me gaz dhe naftë”, tha Gedovic.

Ajo përkujtoi se po punohet për dokumente strategjike që do të përcaktojnë hapat për uljen e ndikimeve negative të sektorit të energjisë në mjedis.

“Ne jemi të përkushtuar që të përmirësojmë bashkëpunimin me SHBA-në në sektorin e energjisë dhe kemi nevojë për përvojën e kompanive amerikane që tashmë kanë shfaqur interes për të marrë pjesë në projekte të rëndësishme në fushën e burimeve të rinovueshme të energjisë”, theksoi ministri.


(Kosova Sot Online)