Musliu: Eskalon Serbia – duke sulmuar Kosovën ajo po sulmon Turqinë, Bullgarinë dhe Maqedoninë e Veriut
Eksperti i çështjeve të sigurisë, Agim Musliu, ka reaguar lidhur me pretendimet e medieve në Serbi, se kinse Turqia ka nisur 11 kamionë me armatim në drejtim të Kosovës.
Musliu ka shkruar se " Serbia ka eskaluar - duke sulmuar Kosovën, ajo po sulmon edhe Turqinë, Bullgarinë dhe Maqedoninë Veriore", përcjell "Kosova Sot Online"
Postimi i plotë:
Serbia ka eskaluar - duke sulmuar Kosovën, ajo po sulmon edhe Turqinë, Bullgarinë dhe Maqedoninë Veriore.
Të gjitha mediet e Serbisë, me kryeredaktor Aleksandar Vuçiqin, tashmë, duke dashur që ta sulmojnë Kosovën, po e sulmojnë edhe Turqinë.
Sipas tyre, shërbimet sekrete serbe "paskan" të dhëna se, 11 kamionë plot me armatim janë nisur nga Turqia për Kosovën.
Por, shërbimet sekrete serbe, e kanë gëlltitur një informacion të rremë dhe nga ajo e kanë prodhuar një rrenë tjetër.
Në rrjete sociale ka qarkulluar një një fotografi e kamionëve ushtarakë turq, ku ka pasur edhe komente të shqiptarëve. Dhe, serbët janë dridhur dhe kanë krijuar sulm informativ, duke dashur që ta godasin Kosovën dhe Turqinë.
Kombinacion dezinformatash!
(Kosova Sot Online)