Lajmërohen familjarët e të moshuarit të humbur në Ferizaj
Policia ka bërë me dije se janë lajmëruar familjarët e të moshuarit të humbur sot në Ferizaj, të cilin Policia e kishte gjetur në një rrugë, shkruan "Kosova Sot Online".
I moshuari i është dorëzuar familjes.
“Ju njoftojmë se janë lajmëruar familjarët e personit të humbur në Ferizaj, për të cilin kërkuam bashkëpunim me qytetarë, si person i humbur. Tani ai i është dorëzuar familjarëve të tij.”, është bërë e ditur në komunikatë.
Ndryshe, sot Policia në Ferizaj, ka njoftuar se sot ka gjetur në rrugë një person të moshuar, i cili ka humbur, raporton "Kosova Sot Online".
Policia në njoftimin e tyre ka lutur familjarët e tij, apo personat që mund ta njohin, të lajmërohen në stacionin policisë në Ferizaj apo edhe ta thërrasin policinë.
(Kosova Sot Online)