
Hajnat ua mësyjnë stallave, familjes nga Prizreni ia vjedhin 6 viça

Në Prizren një personi i janë vjedhur nga shtalla dhe oborri 6 gjedhe (viça), shkruan "Kosova Sot Online".
Policia ka njoftuar se rasti është duke u hetuar.
Raporti Policor:
VJEDHJE E RËNDË
Prizren 18.12.2022 - 06:40. Ankuesi mashkull kosovar raporton se persona të panjohur kanë depërtuar me forcë në oborrin e tij dhe nga stalla i janë vjedhur 6 gjedhe (viça). Rasti është duke u hetuar.
Foto ilustruese
(Kosova Sot Online)