
Në shkollat e Prishtinës fillon vendosja e kamerave të sigurisë

Drejtoresha e Arsimit në komunën e Prishtinës, Besianë Musmurati, ka njoftuar se ka filluar vendosja e kamerave të sigurisë në shkolla në Prishtinë, shkruan "Kosova Sot Online".
Musmurati ka thënë se me vendosjen e këtyre kamerave dhuna në shkolla do të ulet.
Ajo ka shtuar se do të rritet edhe siguria.
Postimi i plotë:
Plani për siguri në shkolla ka fillu të jetësohet!
Pas disa vitesh filluam të vendosim kamerat e sigurisë nëpër shkolla të Prishtinës. Rastet e dhunës në shkolla duhet të minimizohen dhe po bëjmë hapa konkretë që rrisin sigurinë. #BashkëeNdreqim
(Kosova Sot Online)