Zhduket një femër në Suharekë
Një femër është zhdukur në Suharekë, shkruan "Kosova Sot Online".
Sipas raportit policor, ankuesja që e ka paraqitur rastin në Polici, ka treguar se e zhdukura ka dalë nga shtëpia dhe nuk dihet më së ku është.
Rasti është duke u hetuar.
"Suharekë 18.12.2022 - 13:00. Ankuesja femër kosovare ka raportuar se viktima femër kosovare ka dalë nga shtëpia dhe nuk dihet për vendndodhjen e saj. Rasti është duke u hetuar", thuhet në raportin policor.
(Kosova Sot Online)