“Prej fajit tënd më vdiq vëllai”, viktima mohoi borxhin, fjalët e fundit që i tha Marjeta para se të urdhëronte vrasjen

  • E.k /
  • 20 December 2022 - 10:13
“Prej fajit tënd më vdiq vëllai”, viktima mohoi borxhin, fjalët e fundit që i tha Marjeta para se të urdhëronte vrasjen

Është zbardhur vetëm pak ditë më parë ngjarja e rëndë e ndodhur 5 vite më parë ku Menduh Kurtdeda u dhunua dhe u dogj i gjallë nga Marjeta Karaj, djali i saj Besmir Karaj dhe shoku i djalit Gazmir Ngota.

Kurtdeda ishte pronar i fondacionit ku Marjeta punonte si sekretare.

Marjeta Karaj dhe Menduh Kurt-Deda, kishin patur mosmarrëveshje të vazhdueshme në lidhje me financimin dhe menaxhimin e fondeve te shoqatës. Marjeta ka pretenduar që i ka pasur 1 mln lekë borxh, por që viktima e ka mohuar kategorikisht një borxh të tillë.

Kjo gjë duket edhe nga dëshmia që ka dhënë Gazmir Ngota, shoku i Besmir Karajt. Referuar kësaj dëshmie, Marjeta e ka akuzuar Menduhun se për fajin e tij i vdiq vëllai.

“Marjeta, e acaruar i bërtiste Mendus, duke i thënë prej teje më vdiq vëllai, duhet të më kthesh menjëherë leket, nga ku unë kuptova që Mendui, i kishte lekë borxh  Marjetës. Menduja, i thoshte nuk kam asnjë lekë borxh, dhe vetëm qeshte dhe kjo sjellje e tij ka acaruar Marjeten dhe Besmirin i cili ka filloi që ta qëlloj Mendun, me grushte e shkelme, ku si pasojë ky i fundit është rrëzuar në tokë dhe nuk po ngrihej më pasi ishte moshë e thyer. Besmiri dhe Marjeta u larguan disa metra me tutje, dhe për disa çaste biseduan vetëm për vetëm me njeri tjetrin”, ka thënë Gazmiri në dëshminë e tijnë dosjen e siguruar nga ReportTv.

Më pas, djali i Marjetës, Besmir Karaj pas urdhrit të mamasë për “ta hequr qafe”, e ka ditur se çfarë e priste, por pavarësisht kësaj, e ka vrarë në mënyrë makabër Menduh Kurtdedën.

“Pas unë jam afruar pranë tyre Besmiri me më tha shprehimisht “sa burg rrezikojmë o Gaz”. Unë i thash, nuk e di shumë kemi për të rrezikuar nëse i ndodh diçka e keqe. Në vijim Besmiri pyeti Marjeten “çfarë të bëjmë” dhe ajo i tha shprehimisht “hiqeni qafe”, sepse nuk i bie njeriu mendja por këtë””, vijon dëshmia e tij.

Një dëshmitar kyç ka qenë edhe Faik Stojna, me të cilën fillimit ka patur lidhje intime me Marjeta Karajn, por që më pas edhe me të ka pasur mosmarrëveshje për një borxh nëpërmjet tyre, madje siç është zbardhur edhe më herët e ka kërcënuar “do të të djeg dhe ty si Menduhin”.

(Kosova Sot Online)