Aleksandër Vuçiq flet pas takimit me komandantin e Komandës së Forcave të Përbashkëta të NATO-s, admiralin Stuart Musch: I kërkova që NATO të mbrojë serbët në Kosovë

  • 20 December 2022 - 12:31
Aleksandër Vuçiq flet pas takimit me komandantin e Komandës së Forcave të Përbashkëta të NATO-s, admiralin Stuart Musch: I kërkova që NATO të mbrojë serbët në Kosovë

Ka përfunduar  takimi i Presidentit të  Serbisë, Aleksandër Vuçiq, me  komandantin e Komandës së Forcave të Përbashkëta të NATO-s, admiralin Stuart Musch, transmeton "Kosova Sot Online". Kreu serb ka folur pas takimit duke zbardhur disa detaje të bisedës.

“Fola me admiralin Musch. I kërkova NATO-s të mbrojë popullin tonë në Kosovë dhe e falënderova për mirëkuptimin e politikës së neutralitetit të Serbisë”, ka shkruar Vuçiq në Instagram.

Të hënën, Munsch u ka bërë thirrje të gjithë aktorëve relevantë në Kosovë, që të jenë në koordinim të ngushtë me KFOR-in dhe të përmbahen nga demonstratat provokuese.

Ky deklarimi i Munsch është bërë në një intervistë të tij për median serbe FoNet.

Munsch ka deklaruar se janë më shumë se 3700 pjesëtarë të KFOR-it nga 27 vende që vazhdojnë të ofrojnë një mjedis të sigurt dhe liri të lëvizjes për të gjitha komunitetet në Kosovë, në përputhje me mandatin e bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara.

“KFOR-i po monitoron nga afër situatën në veri të Kosovës”, tha ai, duke pohuar se “që nga tetori, ne kemi shtuar praninë tonë duke shtuar forcat si dhe patrullimet në veri të Kosovës këtë javë”.

(Kosova Sot Online )