
Dritan Abazoviq boton libër, e promovon sonte

Kryeministri në detyrë i Malit të Zi, Dritan Abazoviq, ka botuar një libër i cili quhet “Kritika e etikës global“, përcjell "Kosova Sot Online".
Abazoviq ka njoftuar se librin e tij do ta promovojë sonte, në ora 19:00.
“Natyrisht, promovimi është i hapur për të gjithë dashamirët e librit, sidomos të filozofisë dhe teorisë politike (tema nuk ka lidhje me politikën malazeze), por pasi nuk jam në gjendje t’ua paraqes fizikisht të gjithëve një ftesë, shpresoj të mos ju vijë keq nga kjo mënyrë si po ju informoj”, ka shkruar ai.
(Kosova Sot Online)