Kurti: Vuçiç po e shkel hapur dhe egërsisht marrëveshjen
Me kundërshtimin përmes letrave të dërguara drejt shteteve të BE-së nga Serbia për aplikimin e Kosovës për anëtarësim në BE, presidenti serb Alekssandër Vuçiq po shkel hapur dhe egërsisht pikën 14 të marrëveshjes së vitit 2013 ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, ka deklaruar kryeministri Albin Kurti, transmeton gazeta Kosova Sot Online.
Ai ka thënë se Presidenti e Qeveria e Serbisë mbetën të vetmuar në kundërshtimin e aplikimit zyrtar të Kosovës në BE
Presidenti dhe Qeveria e Serbisë, mbetën të vetmuar në kundërshtimin e aplikimit zyrtar të Republikës së Kosovës për anëtarësim në BE. Duke i dërguar letra shteteve anëtare të BE-së, që t’i nxisin për të kundërshtuar aplikimin tonë për anëtarësim në BE, Vučić-i po e shkel hapur dhe egërsisht marrëveshjen e tij të dashur të vitit 2013 (Marrëveshja Thaçi-Daçiq, 19 prill 2013) e cila në pikën 14 parashihte heqjen dorë nga kundërshtimi dhe pengimi i anëtarësimit të Kosovës në BE. Për mua e vetmja pikë me vlerë në atë marrëveshje është pika 14, sepse vetëm ajo siguron të ardhme demokratike, liberale e paqedashëse për të dyja shtetet në BE. Pikërisht për shkak të përmbajtjes së tillë, Serbia po e shkel kaq hapur një obligim të tillë”, ka shkruar Kurti në një reagim të tij.
(Kosova Sot Online)