
14-vjeçari shpëton, u godit me shtizë në qafë dhe as nuk i humbi ndjenjat

Një nxënës në Indi u godit me shtizë në qafë, përcjell "Kosova Sot Online".
14-vjeçari ka shpëtuar, pasi një shtizë iu ngul në qafë gjatë një aksidenti në shkollë.
Sadanand Meher u plagos kur një nxënës tjetër thuhet se humbi objektivin dhe gjuati shtizën në qafën e 14-vjeçarit.
“Ishte e pabesueshme që të gjitha enët kryesore të gjakut ishin të paprekura. E gjitha varej nga lëkura e mjekrës, por ne duhej të ishim jashtëzakonisht të kujdesshëm për të siguruar që ajo të mbetej e tillë.”, tha një mjek.
(Kosova Sot Online)