U kap duke vozitur 300 km në orë, për të dorëzuar dy veshka për transplant, policia nxjerr në rrugë Lamborghinin

  • 21 December 2022 - 12:44
U kap duke  vozitur 300 km në orë,  për të dorëzuar dy veshka për transplant, policia nxjerr në rrugë Lamborghinin

Agjentët e Policisë Rrugore i ranë cep më cep Italisë me një Lamborghini Huracan nga Padova në Romë dhe më pas në Modena me një ngarkesë speciale, dy veshka për transplant për dy persona në nevojë emergjente, transmeton "Kosova Sot Online".

“Gjatë rrugës për të dorëzuar dhuratën më të bukur të Krishtlindjeve, jetën!”, shkruhet në faqen zyrtare në Facebook të Policisë së Shtetit.

“Falë Babagjyshit special nga Policia e Shtetit, dy persona morën një veshkë dhuratë. Shpresojmë që falë punës ekipore të kryer së bashku me Qendrën Kombëtare të Transplantit, dy persona dhe familjet e tyre të kalojnë një Krishtlindje më të lumtur dhe më të qetë. Paçi një jetë të mbarë”, është dëshira e fundit e policisë për ata që e kanë marrë këtë dhuratë.

(Kosova Sot Online )