![Kurti - opozitës: Hajnat kanë me shku në burg](/uploads/kosova-sot/images/2025/January/23/200x200_Zgjedhje_20251737615804.jpg)
Osmani dhe Kurti emërojnë Inspektorin të ri në AKI, pas largimit të Burim Ramdanit
![Osmani dhe Kurti emërojnë Inspektorin të ri në AKI, pas largimit të Burim Ramdanit](/uploads/kosova-sot/images/2022/June/03/auto_37665-specialja-e-fton-per-te-deshmuar-inspektorin-e-aki-se-burim-ramadani1654246032.png)
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani dhe Kryeministri Albin Kurti sot janë njoftuar nga Inspektori i Përgjithshëm i deritashëm i Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, z. Burim Ramadani për dorëheqjen e tij nga kjo pozitë, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.
Ata kanë falënderuar z. Ramadani për shërbimin e tij në AKI nga viti 2019 dhe i kanë uruar suksese të mëtejme në angazhimet e tij profesionale.
Pas konsultimeve, Presidentja Osmani dhe Kryeministri Kurti kanë emëruar Inspektor të ri të Përgjithshëm të AKI-së, z. Kujtim Shala, i cili deri më tani ishte i angazhuar në Forcën e Sigurisë së Kosovës.
(Kosova Sot Online)