Tronditëse: Në Spitalin e Pejës foshnja e vdekur u fut në lavatriçe
Raportohet se një rast skandaloz ka ndodhur në Spitalin e Pejës ku një foshnjë e vdekur është futur në lavatriçe e mbështjellur me çarçafë, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".
Lajmin e konfirmoi kryeprokurori i Prokurorisë Themelore të Pejës, Agim Kurmehaj, i cili tha se lidhur me rastin kanë filluar hetimet.
Ai e konfirmoi se foshnja ka qenë e vdekur kur është futur në lavatriçe.
“Po kanë filluar hetimet. Këtu është i përfshirë edhe inspektorati i Shëndetësisë, tash po këqyrim a ka persona përgjegjës për këto veprime neglizhente që kanë ndodh, a ka përgjegjësi eventuale. Po, po foshnja ka qenë e vdekur”, tha ai.
(Kosova Sot Online)