KEDS tregon pse prodhimi i energjisë mbetet i pamjaftueshëm

  • A.P /
  • 21 December 2022 - 22:25
KEDS tregon pse prodhimi i energjisë mbetet i pamjaftueshëm

Prodhimi i energjisë elektrike në Kosovë po shkon mbi 800 MWh, por ky kapacitet nuk e mbulon konsumin në vend, kanë theksuar  nga KEDS.

“Kemi një furnizim me energji elektrike stabile në Kosovë. Prodhimi vendor po shkon deri në 850 MgW në orë, ndërkaq konsumi po arrin deri në 1200 MgW në orë, pjesa tjetër po importohet. Varësisht prej kohës importi ndryshon por mesatarisht kemi një import në kohën e pikut prej mbi 200 MË në orë”, thotë Lulëzim Krasniqi, zyrtar për media në KEDS.

Krasniqi thotë se edhe çmimi i energjisë në bursat ndërkombëtare ka rënë kohët e fundit.

 “Aktualisht është 260 për MGh, krahasuar me javën e kaluar që ishte 500 euro”, tha ai.

Në Korporatën Energjetike të Kosovës thanë se kanë bërë të gjitha përgatitjet e njësive prodhuese për ta përballuar dimrin.

 Një pjesë e energjisë për t’i mbuluar nevojat e vendit, KEK-u e ka marrë nga Shqipëria, si kompensim i energjisë që Kosova i ka dhënë gjatë verës.

 “Korporata energjetike e Kosovës konform edhe licencës që ka operon me katër njësi prodhuese, dy të njësive Kosova A dhe dy të njësive Kosova B,   ndërsa një njësi zakonisht qëndron si rezervë. Aktualisht jemi duke punuar me tri njësi, me dy të Kosovës B dhe një të Kosovës A, njësinë A3 e kemi ndaluar për të bërë një rifreskim”, tha Bucolli.

 

(Kosova Sot Online)