Serbët protestues në Rudare shpalosin një pankartë të madhe me një mesazh provokativ për Kryeministrin Albin Kurtin

  • 22 December 2022 - 11:56
Serbët protestues në Rudare shpalosin një pankartë të madhe me një mesazh provokativ për Kryeministrin Albin Kurtin

Ashtu sikur që ishte paraljëruar ditëve të kaluara, serbët  kanë nisur të mblidhen në Rudar, afër Zveçanit, ku  po  protestojnë,  siç kanë pretendojnë ata, kundër  “kërcënimeve të Kurtit” dhe deklaratave të ambasadorit gjerman në Kosovë, Jorn Rohde. Në fillim të tubimit  ata kanë shpalosur një pankartë të madhe, ku shkruhet: “Kurti, Kosova nuk është territori juaj, kjo është toka jonë stërgjyshore”, shkruan "Kosova Sot Online".

Policia e Kosovës ka bërë thirrje që protesta e sotme në Rudar të jetë paqësore.

Duke marrë parasysh rrethanat dhe situatën e brishtë të sigurisë të krijuar nga grupet kriminale në veri të vendit dhe tendencës për destabilizim të situatës, Policia e Kosovës fton qytetarët që të kenë vëmendje dhe kujdes të shtuar përgjatë thirrjes së kësaj proteste, të protestojnë në mënyrë të qetë dhe të mos bien pre e provokimeve të mundshme, të çfarëdo natyre qofshin ato”.

(Kosova Sot Online )