Barrikadat, këto janë kushtet e serbëve për largimin e tyre
Kryetari i Listës Serbe, Goran Rakiq, në një protestë të mbajtur të enjten në Rudarë të Komunës së Zveçanit, tregoi kushtet për heqjen e barrikadave të ngritura në veri të vendit, përcjell "Kosova Sot Online".
Lirimi i serbëve të arrestuar, tërheqja e “listave sekrete për arrestimin dhe pushkatimin e serbëve”, si dhe tërheqja e njësive speciale të Policisë së Kosovës nga veriu i Kosovës janë kushte për heqjen e barrikadave të ngritura në këtë zonë, tha Rakiq.
“Pa plotësimin e këtyre kushteve, nuk do të ketë tërheqje të barrikadave, sepse jemi lodhur duke pritur se kush prej nesh është i radhës në listën për arrestim apo ekzekutim vetëm pse jemi serbë”, tha Rakiq.
(Kosova Sot Online)