Rasti i foshnjës në Pejë, Zemaj: Të shkarkohen dhe të dënohen të gjithë ata që janë të përfshirë
Ish-ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka kërkuar dënimin dhe shkarkimin e personave të përfshirën në rastin e ndodhur në Spitalin e Pejës, ku një foshnjë e vdekur është futur në lavatriçe e mbështjellë me çarçafë.
Zemaj ka shtuar se duhet të dënohen dhe të shkarkohen edhe ata që e kanë fshehur rastin, përcjell "Kosova Sot Online".
“Rasti i supozuar i ka kaluar të gjitha masat. Duhet të shkarkohen dhe të dënohen të gjithë ata që janë të përfshirë në rast si dhe ata që e kanë fshehur”.
Zemaj foli edhe për largimin e mjekëve nga Kosova.
“Kemi më shumë se 300 mjekë që kanë ikur në këto 2 vite. Vetëm 5% e buxhetit për investime kapitale është shfrytëzuar në shëndetësi”.
(Kosova Sot Online)