
Konjufca i thotë Musliut: Gane, kujdes mos mu përziej në profesion

Kryeparlamentari i Kuvendit, Glauk Konjufca, ia ka tërhequr vërejtjen deputetes së PDK’së, Ganimete Musliut, lidhur me një shprehje që ajo tha në seancë, përcjell "Kosova Sot Online".
Konjufca i tha Musliut, që të mos i përzihet në profesion.
“Gane, kujdes mos mu përziej në profesion, kur po thu mos filozofo. Me filozofu nuk është fort kolaj. Si unë me të thanë ty mos juridizo a çka me të thanë”, ka thënë Konjufca.
(Kosova Sot Online)