“Shqipëria do jetë ‘parajsë e pastrimit të parave’ për kriminelët në Britaninë e Madhe”- Hetuesit: Bandat çojnë të ardhurat ne vendin e tyre

  • 26 December 2022 - 12:25
“Shqipëria do jetë ‘parajsë e pastrimit të parave’ për kriminelët në Britaninë e Madhe”- Hetuesit: Bandat çojnë të ardhurat ne vendin e tyre

Një prift, në emër të Kishës anglikane del në mbrojtje të emigrantëve. Duke iu referuar misionit biblik, ai i kërkon qeverisë të mos jetë aq mizore me njerëz të pamundur e të pafuqishëm të cilët zgjedhin tokën e tyre për të jetuar.

Thirrja e tij vjen njëkohshëm me një analizë të thukët për çështjen e frikës që ekziston në qarqet e hetimit të krimit të të huajve në Britani, të cilët më së shumti iu referohen shqiptarëve. Ata kanë frikë se Shqipëria do të jetë një parajsë për pastrimin e parave të bandave që veprojnë e punojnë atje, ndërkohë që gjithçka e lidhin me ligjin që iu mundëson “kriminelëve” shqiptarë të fshehin milionat e parave në perandorinë e pronave. Ata pretendojnë se kanë fakte, dëshmi e prova konkrete për emra konkret që kanë vepruar ndër vite ashtu, ndërkohë që sipas tyre ligji i fundit iu hap rrugë të veprojnë lirshëm.

Mirëpo krahas këtij alarmi, është BBC që ka rimarrë edhe njëherë temën e azilantëve, duke treguar hapa të mundshëm për personat që duan të vijnë në rrugë të ligjshme në Britani si dhe ndëshkimet që do të marrin ata që qeveria britanike i quan si persona që shkelin ligjin e tyre dhe mashtrojnë me skllavërinë moderne. Në fakt, duke parë kategoritë e personave të favorizuar, duket se ligji për azilantët përjashton vetëm shqiptarët, pasi gjithë pjesa tjetër konsiderohen vend në konflikt, ndërkohë që Shqipëria sipas tyre është vend i sigurt dhe me jetë ekonomike normale. Ata i referohen bisedave të herëpashershme që kanë kryer me homologët e tyre të qeverisë shqiptare.

“PARAJSA E PASTRIMIT TË PARAVE”

Shqipëria do të bëhet një “parajsë e pastrimit të parave” për bosët e drogës me bazë në Mbretërinë e Bashkuar, sipas ligjeve që u mundësojnë atyre të fshehin qindra miliona para kriminale në perandoritë e pronave. Qeveria e vendit po prezanton një “amnisti fiskale dhe kriminale”, duke i lejuar këdo që të deklarojë pasuri deri në dy milionë euro pa pasur nevojë të zbulojë origjinën e parave të gatshme.

Ajo vjen pasi një hetim i “Daily Mail” zbuloi se baronët e drogës që operonin në Britani kanë pastruar shuma të mëdha në vila luksoze, banesa, toka bujqësore, palestra, bare dhe madje edhe një pikë karburanti në Shqipëri. Agjencia Kombëtare e Krimit (NCA) – FBI e Britanisë – ka paralajmëruar se sasia e parave kriminale që largohen nga Britania e Madhe është rritur “eksponencialisht” gjatë katër apo pesë viteve të fundit, e nxitur nga bandat shqiptare të drogës që dërgojnë para në shtëpi. Shqipëria do të bëhet një “parajsë e pastrimit të parave” për bosët e drogës në Mbretërinë e Bashkuar sipas ligjeve të reja. Shqipëria do të bëhet një “parajsë e pastrimit të parave” për bosët e drogës në Mbretërinë e Bashkuar sipas ligjeve të reja.

TENDENCA

Më shumë se 13,000 shqiptarë kanë arritur në Britani nëpërmjet Kanalit të La Manshit që nga fillimi i vitit – një në tre nga të gjitha mbërritjet me varka të vogla. Një anëtari shqiptar i një bande kokaine që pastronte 10 milionë paund cash, së fundmi i është konfiskuar një vilë, tre apartamente, dy garazhe dhe 20 hektarë tokë në vendlindje. Paratë e pista besohet se kanë nxitur një bum ndërtimesh në Shqipëri, me vlerën e lejeve të ndërtimit të pronave në kryeqytetin Tiranë, duke u rritur nga 112 milionë paund në tremujorin e parë të 2021 në 206 milionë paund në të njëjtën periudhë të këtij viti.

Bandat e krimit të organizuar dyshohen se kanë përdorur një sërë metodash për të transportuar paratë kriminale përtej kufijve, duke përfshirë përdorimin e agjencive të udhëtimit si fronte për trafikun e parave, fshehjen e dhjetëra mijëra paundeve në pjesën e pasme të televizorëve ose mbushjen e kartëmonedhave në rrotat e kamionëve. Familjet përdoren si mushka parash, duke përfshirë një çift të martuar me një foshnjë nëntë muajshe që përpiqet të kontrabandojë 100,000 £ para kokaine përmes tunelit të Kanalit. Paratë e gatshme u gjetën të fshehura nën pultin e “Audi”-t të shqiptarit Vladimir Cahani në kufirin në Folkestone.

PRECEDENTI

Baroni i drogës Fatos Hamzaraj, i cili drejtonte një bandë kokaine prej 6 milionë funtesh në Britaninë e Madhe, u burgos për 12 vjet në vitin 2012 pasi Gjykata e Bristol Crown dëgjoi grupin e tij të krimit të organizuar që kontrabandonte drogë në MB të fshehur në makina të përshtatura posaçërisht për atë që policia e përshkroi si “të mëdha”. Pronat e sekuestruara më pas nga autoritetet shqiptare përfshinin një apartament, pikë karburanti, palestër, bar dhe kafene, tokë dhe garazhe.

Zyrtarët shqiptarë të përfshirë në hetimin e pastrimit të parave thanë se autoritetet kombëtare konfiskuan asetet vetëm kur dikush ishte ndjekur penalisht jashtë shtetit, me një “sy qorr” të kthyer ndaj të tjerëve. Njëri tha: “Djemtë largohen nga fshati pa asgjë për të shkuar në Angli dhe pesë vjet më vonë ata kthehen duke ngarë një ‘Range Rover’ dhe duke blerë një vilë, por autoritetet nuk pyesin ‘si i morët paratë?’. Ne po bëhemi një parajsë për pastruesit e parave”.

Një zyrtar tha për “Daily Mail” se aftësia për të lëvizur para nga Britania ishte një arsye kryesore që shumë kriminelë vepronin në MB. “Kriminelët nuk do të vinin këtu nëse nuk do të mund ta hiqnin paratë prej aty. Po nuk dolën para, biznesi mbaron”. NCA-ja tha se bandat shqiptare të drogës kishin çuar në një rritje të parave kriminale që largoheshin nga vendi. Menaxheri i inteligjencës NCA, Steve Brocklesby, tha: “Objektivi kryesor i tyre kur fitojnë para është t’i nxjerrin ato nga vendi sa më shpejt që të jetë i mundur, kështu që ata duhet t’i kontrabandojnë nga MB në Shqipëri në çfarëdolloj forme që t’iu vijë mundësia”.

Ç’ndodh kur njerëzit mbërrijnë në MB?

Shumica e njerëzve që vijnë me anije kërkojnë azil me të mbërritur në MB. Azilkërkues është një person që ka aplikuar për të drejtën për të kërkuar strehim dhe mbrojtje në një vend tjetër. Azilkërkuesit kanë një intervistë fillestare dhe – nëse rasti i tyre pranohet – ata mund të aplikojnë për të qëndruar në MB. Megjithatë, kërkesat për azil të bëra më ose pas datës 28 qershor 2022 mund të refuzohen nëse aplikanti ka lidhje me një vend të tretë të sigurt. Kjo përfshin kalimin përmes Francës në rrugën për në MB.

Zyra e Brendshme thotë se aplikantët duhet të marrin një vendim brenda gjashtë muajve, por statistikat e publikuara për vitin deri në qershor 2022 treguan se më shumë se 70% e aplikantëve nuk kishin dëgjuar përsëri brenda asaj kohe. Gjatë procesit të aplikimit, shumë njerëz mbahen në hotele për shkak të mungesës së akomodimit në dispozicion. Disa azilkërkues mbahen gjithashtu në qendrat e paraburgimit të imigracionit. Ata zakonisht nuk mund të punojnë derisa rasti i tyre shqyrtohet. Nëse kërkesa e tyre për azil pranohet, ata mund të qëndrojnë në MB. Nëse refuzohet, ata përballen me kthimin në vendin nga kanë ardhur, edhe pse mund të apelojnë. © Panorama.al

(Kosova Sot Online )