BE dënon sulmet ndaj EULEX-it, KFOR-it dhe Policisë së Kosovës
Bashkimi Evropian ka dënuar sulmet ndaj Policisë së Kosovës, KFOR-it dhe EULEX-it, e cila ka bërë thirrje për vetëpërmbajtje maksimale, përcjell "Kosova Sot Online".
Më tej, BE- ja ka thënë se Kosova dhe Serbia duhet të krjojnë një mjedis për pajtim dhe bashkëpunim.
“Bashkimi Evropian “dënon fuqishëm sulmet ndaj EULEX-it, KFOR-it dhe Policisë së Kosovës” dhe bën thirrje për vetëpërmbajtje maksimale dhe veprime të menjëhershëm për “de-përshkallëzimin e situatës, e cila përfshin përmbajtjen nga veprimet provokuese, kërcënimet apo frikësimet”, thuhet në një deklaratë të BE-së për mediat serbe.
“Ne presim që Kosova dhe Serbia t’i kthehen përkushtimit për krijimin e një mjedisi të përshtatshëm për pajtim, stabilitet rajonal dhe bashkëpunim në të mirë të qytetarëve të tyre, që përfshin mbrojtjen e popullatës serbe në veri të Kosovës”, thuhet në deklaratën e BE-së.
(Kosova Sot Online)