'Vuçiq po përdor modelin rus të manipulimit të situatës në Kosovë'

  • E.k /
  • 27 December 2022 - 09:43
'Vuçiq po përdor modelin rus të manipulimit të situatës në Kosovë'

Eksperti i sigurisë, Agim Musliu, ka shkruar se modeli rus i manipulimit të kishës, është duke u zbatuar edhe nga njeriu i cili po heziton t’i vë sanksione Rusisë për terrorin që po e bën në Ukrainë.

Musliu tha se modeli rus i mainpulimit të kishës po zbatohet edhe nga presidenti i Serbisë,  Aleksandar Vuçiq.

Postimi i plotë:

Modeli rus i mainpulimit të kishës po zbatohet edhe nga Aleksandar Vuçiqi.

Mbrëmë ai u takua me kreun e Kishës Ortodokse Serbe, sikurse dikur kryekriminelët e luftës Karaxhiqi e Mladiqi!

Kisha Ortodokse Serbe i ka penguar në vazhdimësi arritjet e marrëveshjeve paqëore dhe ka nxitur luftërat në ish-Jugosllavi.

Edhe mbrëmë, Kisha Ortodokse Serbe u bë levë për zhvendosjen e paqes së brishtë në veri të Kosovës. Si vegël e Vuçiqit, ajo u rendit në setin e mjeteve luftarake, duke këcënuar Republikën e Kosovës, dhe së këndejmi duke u bërë inspirim për kriminelët e barrikadave në veri të trios Wagner - Civilna Zastita - Severna Brigada!

(Kosova Sot Online)