Kunata pranon se e goditi për vdekje kunatën 67 vjeçare në Dragash

  • E.k /
  • 28 December 2022 - 08:19
Kunata pranon se e goditi për vdekje kunatën 67 vjeçare në Dragash

Kunata ka pranuar se ka vrarë motrën e burrit në fshatin Kuk të Dragashit, përcjell "Kosova Sot Online".

E dyshuara  e ka goditur disa herë më mjete të forta viktimën në pjesë të ndryshme të trupit.

Kurse, “Prokuroria Themelore në Prizren ka njoftuar se e dyshuara është ndaluar për 48 orë.

“Sektori Rajonal i Hetimeve pas kryerjes së ekzaminimit mjekoligjor nga Instituti i Mjekësisë Ligjore, me urdhër të prokurorit kanë ri intervistuar kunatën  e viktimës, të dyshuarën N. A e lindur në vitin 1958. Pas ballafaqimit me prova të reja e dyshuara në prezencën e avokatit mbrojtës e ka pranuar se ka kryer vrasjen”, thuhet në njoftim.

“Prokuroria Themelore në Prizren, njofton opinionin publik se lidhur me rastin e vdekjes së viktimës S.D., në fshatin Kuk – Komuna e Dragashit, pas ndërmarrjes së veprimeve hetimore dhe ekzaminimeve mjeko-ligjore të viktimës, kemi arritur të sigurojmë prova materiale relevante lidhur me rastin, që vërtetojnë dyshimin e bazuar se e dyshuara N.A., e ka goditur disa herë më mjete të forta viktimën në pjesë të ndryshme të trupit, ku si pasojë ka ardhur deri te vdekja e viktimës. Në rastin konkret e njejta, dyshohet për veprën penale “Vrasje e rëndë” sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK). Me urdhër të prokurorit e njëjta është ndaluar për 48 orë. Për veprimet tjera hetimore, prokuroria do t’ju mbajë të informuar”, thuhet në njoftim.

(Kosova Sot Online)