Gjest i mirë: Mërgimtarët paguajnë borxhin e tërë fshatit në vendlindje

  • E.k /
  • 30 December 2022 - 09:13
Gjest i mirë: Mërgimtarët paguajnë borxhin e tërë fshatit në vendlindje

Alfred Përgjoni dhe Admir Lufi, janë dy emigrantët shqiptarë në SHBA,  të cilët kanë paguar të gjitha borxhet e dyqanit në fshatin e tyre të lindjes Luf në Pukë, përcjell "Kosova Sot Online".

Ata kanë treguar se ky gjest të cilët e kanë bërë ata, ishte ide e të dyve.

Ata po ashtu thanë se e morrë përsiper këtë iniciativ edhe  pa e ditur se sa është shuma e borxhit.

“Ideja ishte e të dyve, unë ja propozova Admirin. Në fakt kemi vite që kemi marrë pjesë në një fondacion që drejton bashkëudhëtari jonë Fran Gjoka. Me që është fshati nga ne vijmë dhe menduam t’i ndihmojmë, duke paguar të gjitha borxhet te që janë te i vetmi dyqan që është në fshat. Kanë mbetur diku 40-50 familje aty”, tha Alfredi.

“Ne jemi nga një fshat që i njohim të gjitha familjet e fshatit. Megjithatë, vlen për tu vlerësuar shitësi, Vitor Ndocaj sepse nuk është e lehtë të japësh borxhe, kur e di që një person nuk ka për të të dhënë për ditë të tëra. Edhe bashkë me mikun tim Alfredit vendosëm që të bëjmë diçka ndryshe nga ditët e tjera. Edhe vendosëm pa e ditur se sa është shuma, dërguam një mikun tonë dhe kemi marrë listën, edhe duke hapur fletoren, duke bërë llogaritë, i shlyem”, tha Admiri.

(Kosova Sot Online)