Persona të maskuar i lyejnë makinat me benzinë, digjen makinat e biznesmenit
Dy persona me maska ja kanë vënë flakën makinave të një biznismeni në Vlorë, duke i lyer me benzinë, përcjell "Kosova Sot Online".
Këta persona të maskuar janë shfaqur me bidona me benzinë në duar, ku janë filmuar nga kamerat e sigurisë.
Makinat kanë qenë në pronësi të biznesmenit Zamir Kormuzi në Vlorë.
Ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të ditës së sotme.
Biznesmeni, Zamir Kormuzi dyshon për zjarrvënie për shkak të konkurrencës.
(Kosova Sot Online)