
Zakharova: Nuk mund të ketë zgjidhje përderisa injorohet Asociacioni

Edhe njëherë për situatën në Kosovë, ka folur zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme të Rusisë, Maria Zakharova, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.
Sipas saj nuk mund të ketë zgjidhje të qëndrueshme përderisa injorohet Asociacioni i komunave me shumicë serbe.
Ajo ka thënë se kjo zbutje tensionesh, e arritur me ndërmjetësimin e perëndimit, nuk mund të jetë e qëndrueshme, përderisa injorohen çështjet e rëndësishme për popullin serb.
“Kompromisi i arritur nën garancionet e perëndimit vështirë se mund të jetë i qëndrueshëm. Çështja kruciale e formimit të Asociacionit të Komunave Serbe, që duhet të jetë një instrument efektiv për realizimin e të drejtave të serbëve në kushtet e një përndjekjeje sistematike mbi baza etnike, është injoruar”, ka thënë Zakharova, raporton TASS.
(Kosova Sot Online)