Lexoni edhe:
Çfarë moti do të kemi ditën e fundit të vitit 2022?
Një gabim i vogël e nxori zbuluar, Andrew Tate i cili i mbajti 5 gra të burgosura dhe po i vëzhgonte 24 orë për 7 ditë në javë, transmeton "Kosova Sot Online".
Influencuesi i mediave sociale, Andrew Tate i arrestuar si pjesë e një hetimi për trafikimin e qenieve njerëzore dhe përdhunimin, mbajti gjashtë gra në ‘arrest shtëpie 24/7 si të burgosura’. Zyrtarët thanë se Tate u kërkoi punonjësve të tij të qëndronin pas çdo lëvizje të viktimave të tij, duke i detyruar ato të merrnin pjesë në video pornografike në internet.
“Abuzimi ishte fizik dhe emocional. Ata nuk u lejuan të dilnin nga shtëpia dhe ata vëzhgoheshin ditë e natë. Ata në thelb mbaheshin nën arrest shtëpiak 24/7 si të burgosur. Atyre iu hoq liria dhe u ndoqën kudo”, tha një burim gjyqësor rumun për DailyMail.
Çfarë moti do të kemi ditën e fundit të vitit 2022?Lexoni edhe:
Prokurorët pretendojnë se Tate i rekrutoi gratë në platformat e mediave sociale dhe i joshi ato duke u deklaruar në mënyrë të rreme dashurinë dhe synimin e tij për t’u martuar. Kjo metodë e tij që njihet si ‘djali i dashuruar’, përdoret shpesh nga kriminelët për të rekrutuar viktimat që vuajnë nga vështirësitë ekonomike duke i joshur me dhurata dhe premtime për një jetë më të mirë jashtë vendit. Gjashtë viktimat u detyruan të merrnin pjesë në video në platformën për të rritur ‘Only Fans’ dhe aplikacionin TikTok. Nga këto video, 2 vëllezërit merrnin fitime marramendëse.
(Kosova Sot Online )