Kjo është foshnja e parë e lindur në vitin 2023
Foshnja e parë e lindur në vitin 2023 është vajzë, ka konfirmuar mjeku në Klinikën e Gjinekologjisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), Naser Rafuna, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".
“Para pak minutash lindi foshnja e parë në klinikën tonë, e gjinisë femër. Pacientja është Elona Rrustemi nga Drenasi. Ka lindjen e dytë. Ka lindur një fëmijë të shëndoshë nëpër rrugë natyrore të lindjes. Gjendja e nënës dhe fëmijës është shumë e mirë”, ka thënë ai .
Në vitin 2022 në këtë klinikë janë kryer mbi 8800 lindje.
“Deri më ditën e sotme kane qenë 8808 lindje, kjo është e 8809-ta lindje”, ka thënë Rafuna.
(Kosova Sot Online)