Ja kush është shqiptari "hero" nga Mitrovica që u rezistoi të gjitha sulmeve të serbëve edhe pas luftës

  • 02 January 2023 - 08:23
Ja kush  është shqiptari

Kullat e Kadriajve në Mitrovicë, të cilat ngjajnë me kullat tradicionale janë simbol i rezistencës së shqiptarëve në Mitrovicën e Veriut. Të ndërtuara në vitin 87 si dy shtëpi e që pas luftës u shndërruan në kulla, ato sot janë të hapura për vizitor sepse brenda tyre është hapur një ekspozitë me pikturat dëshmorit të ndjerë Kadri Kadiut dhe një Qendër e Kulturës.

Atdhetari Ali Kadriu i cili është pronar i këtyre kullave, njihet si shqiptari i parë që rezistoi pengesave nga serbët për të ndërtuar shtëpinë në lagjen “Kroi i Vitakut”.

I emocionuar e me lot në sy përkujton dëshmorët e rënë për atdheun.

“Para lufte kemi pas provbleme, siguri skemi pas por jemi kon të bashkuar. I kemi kapecy ato futruna e sfida bashkarisht. Atdheu është I të gjithëve. E kemi obligim moral me e mbrojt gjakun e dëshmorëve dhe ne të gjallët duhet të qojmë amanitin e tyre. Ne nderojmë heronjët të cilët kanë ra për këtë tokë dhe ende nuk I kanë gjetur. Vështirë e ka prindi që 23 vjet mos me dit ku e ka fëmijën”, tha ai.

 

(Kosova Sot Online )