Një person hyn në kishë dhe sulmon me thikë priftin

  • E.k /
  • 03 January 2023 - 13:27
 Një person hyn në kishë dhe sulmon me thikë priftin

Një person në Ukrainë është arrestuar, pasi ka hyrë në një kishë dhe ka sulmuar me thikë priftin, përcjell "Kosova Sot Online".

Pas përfundimit të meshës, autori ka hyrë në kishë dhe ka hedhur në dysheme Kryqin dhe disa ikona, duke shkaktuar dëme, ku më pas prifti ka qortuar burrin.

Autori e goditi papritur me thikë në fyt priftin.

Prifti i është nënshtruar një operacioni dhe po trajtohet në reanimacion në një nga spitalet e Vinicës.

(Kosova Sot Online)