Aksident i rëndë mes tri veturave në Prizren, dy persona të lënduar

  • 04 January 2023 - 12:39
Aksident i rëndë mes tri veturave në Prizren, dy persona të lënduar

Një aksident trafiku ka ndodhur sot në rrugën Vërmicë-Prizren, ku janë përfshirë tri automjete dhe janë lënduar dy persona. Lajmin  e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë në Prizren, Shaqir Bytyqi, transmeton "Kosova Sot Online".

“Sot rreth orës 09:40 policia është njoftuar për një aksident trafiku në fshatin Vlashne, në rrugën Vërmicë- Prizren. Në këtë aksident janë përfshirë tri automjete dhe janë lënduar dy persona. Policia ka dalë në vendin e ngjarjes”, tha Bytyqi.

(Kosova Sot Online )