Në Merdarë e te Dheu i Bardhë pritjet deri në gjysmë ore për të dalë nga Kosova

  • E.k /
  • 04 January 2023 - 13:23
Në Merdarë e te Dheu i Bardhë pritjet deri në gjysmë ore për të dalë nga Kosova

Në pikat kufitare në Merdarë, pritjet për të dalë jashtë Kosovës janë prej 20 deri në gjysmë ore, ndërkaq për t’u futur brenda, 3 deri në 10 minuta, përcjell "Kosova Sot Online".

Ndërsa, të Dheu i Bardhë pritjet për të dalë jashtë Kosovës është po ashtu prej 20 deri në 30 minuta. Kurse, për të dalë është 5 deri në 10 minuta.

Në këto dy pika kufitare fluksi i veturave është më i madh se në pikat e tjera, në të cilat pritjet për hyrje-dalje janë deri në pesë minuta.

(Kosova Sot Online)