"Shtetet e BE-së që s’e njohin Kosovën ose nuk marrin pjesë në votim, ose votojnë kundër"

  • E.k /
  • 04 January 2023 - 14:19

Eurodeputetja, Viola von Cramon, tha se sipas asaj që ka dëgjuar, shtetet e BE-së që s’e njohin Kosovën me shumë gjasa nuk do të marrin pjesë në votim, në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Europës, përcjell "Kosova Sot Online".

“Shumë prej tyre në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Europës me shumë gjasa nuk do të marrin pjesë në votim ose në rastin më të keq do të votojnë kundër. Kjo është ajo që së paku kam dëgjuar”, ka thënë Cramon në një postim në Twitter të politologut boshnjak Jasmin Mujanoviq, i cili tha se është kureshtar për qëndrimin që do të ketë pesëshja e BE-së, si dhe Bosnja e Ukrainë për çështjen e Kosovës.

(Kosova Sot Online)