Zbulohen koeficientët dhe shifrat e sakta: Kaq do jenë pagat me Ligjin e Pagave që u dekretua nga presidentja Osmani

  • 05 January 2023 - 12:26
Zbulohen koeficientët dhe shifrat e sakta: Kaq do jenë pagat me Ligjin e Pagave që u dekretua nga presidentja Osmani

Pas dekretimit të ligjit të pagave, zbuloihet se me projektligjin për pagat e shërbyesve civilë, koeficienti më i lartë, 18, i takon vetëm presidentit të Kosovës, mbi këtë bazë  zbulohet edhye niveli i pagave të zyrtarëve të niveleve  të tjera, shkruan "Kosova Sot Online".

Paga aktuale e presidentes është 2.743 euro. Me projektligjin e ri, nëse vlera monetare e koeficientit është 120 euro, atëherë kjo pagë zbritet dhe është 2.160 euro.

Niveli i koeficientit 17.5 i takon kryetarit të Gjykatës Kushtetuese.

Paga aktuale për këtë pozitë është 3.574 euro. Me projektligjin e ri me vlerë të koeficientit 120 euro, paga zbritet dhe atë në 2.100 euro.

Koeficienti 17 i takon kryetarit të Kuvendit të Kosovës, si dhe kryeministrit.

Te kryeministri, i cili aktualisht pagën e ka 1.075.25 euro, me projektligjin e ri, nëse vlera monetare e koeficientit do të jetë 120 euro paga rritet në 2.040 euro.

Rritje të pagave do të ketë për mjekët specialistë, mësimdhënësit dhe policët.

Për mjekët specialistë, projektligji për paga ka vendosur koeficientin 12, ndërkaq, për mësimdhënës në shkolla fillore dhe ato të mesme të ulëta, koeficienti është 5.6.

Paga aktuale e mjekëve specialistë është 600 euro, e cila me vlerë monetare të koeficientit 120 euro rritet në 1.440 euro.

Për mësimdhënësit në shkollat fillore, të cilët marrin pagë mujore 470 euro, me vlerë monetare të koeficientit 120, ajo rritet në 672 euro.

Sipas projektligjit, mësimdhënësit në shkollën e mesme të lartë, do ta kenë koeficientin 5.8. Paga aktuale e një mësimdhënësi në shkollë të mesme të lartë është 525 euro, me vlerë monetare të koeficientit 120 rritet në 696 euro.

Për mësimdhënësit në arsimin e mesëm të ulët, koeficienti me projektligjin e ri është 5.6.

Paga e një mësimdhënësi në shkollë të mesme të ulët është 530 euro, me vlerë monetare të koeficientit 120 rritet në 672 euro.

Me projektligjin e ri për pagat, koeficienti për policët është 4.4.

Paga aktuale e një polici është 392 euro, ndërsa me vlerë monetare të koeficientit 120 euro rritet në 528 euro.

Koeficienti më i ulët në këtë projektligj është 2 dhe ai iu takon pozitave si: rekrut/ kadet i Forcës së Sigurisë së Kosovës, kadet policor, kadet doganor dhe kadet korrektues.

(Kosova Sot Online )