Rrahmani: Duhet të veprojmë që të rriten pagat në sektorin publik e privat
Sot më shpejt së kurrë duhet të veprojmë që të rriten pagat në sektorin publik e privat, ka theksuar deputeti i VV-së, Eman Rrahmani, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".
Rrahmani ka thënë se është urgjente përmirësimi i të drejtave të punëtorëve në sektorin privat si dhe investimet në shëndetësi dhe arsim.
"Këto janë masat që duhet urgjentisht të merren për të ndalur ikjen e profesionistëve dhe fuqisë punëtore të fushave të ndryshme jashtë vendi", ka shkruar ai.
(Kosova Sot Online)