Vitin e kaluar mërgimtarët dërguan në Kosovë mbi 3 miliardë euro, vetëm Zvicra 600 milionë franga
Guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës, Fehmi Mehmeti, ka bërë të ditur se gjatë vitit të kaluar, diaspora e Bashkimit Evropian, ka dërguar në Kosovë mbi 3 miliardë euro, raporton "Kosova Sot Online".
Mehmeti ka treguar se diaspora nga Zvicra ka dërguar në Kosovë 600 milionë franga vitin e kaluar.
Postimi i plotë:
Guvernatori Mehmeti për Le Canton27.ch: Diaspora kosovare vitin e kaluar solli në Kosovë 3 miliardë euro, vetëm nga Zvicra mbi 600 milionë CHF
Guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës, Fehmi Mehmeti, për gazetën zvicerane në shqip Le Canton27.ch i ka dhënë një bilancë hyrjeve financiare nga diaspora shqiptare në Kosovë gjatë vitit të kaluar.
Sipas Guvernatorit kosovar mbi 3 miliardë euro diaspora shqiptare nga Zvicra dhe vendet e BE-së sollën në Kosovë gjatë vitit të kaluar.
Guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës: Diaspora shqiptare në Zvicër dhe vendet e BE-së jo vetëm ambasador të vendit tonë, por edhe investitorë të perspektives sonë.
(Kosova Sot Online)