
Ky është 53-vjeçari që vdiq duke fryrë gomën e kamionit

Një ngjarje tragjike ka ndodhur sot në Lezhë, ku një 53 vjeçar ka humbur jetën duke punuar, ku i ka shpërthyer një gomë automjeti, shkruan "Kosova Sot Online".
53 vjeçari përderisa ishte duke fryrë gomën e një kamioni, ka plasur duke e lënë të vdekur.
Grupi i hetimeve është duke u marrur për sqarimin se si ka ndodhur ngjarja.
Njoftimi i policisë:
Lezhë / Informacion paraprak
Rreth orës 08:30, në një servis automjetesh në afërsi të Kryqëzimit të Spitenit, shtetasit S. M. 53 vjeç, gomist pranë servisit, duke punuar, i ka shpërthyer një gomë automjeti, e për pasojë ka humbur jetën.
Grupi hetimor në vendin e ngjarjes vazhdon veprimet hetimore për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.
(Kosova Sot Online)