
Musliu thotë se është zbuluar se kush e ka vendosur flamurin serbo-rus në kishën e Babimostit në Obiliq

Flamuj serbo-rusë janë shfaqur në Babimoc të Obiliqit, fshat ky i banuar me shumicë serbe, raporton "Kosova Sot Online".
Lidhur për këtë çështje ka reaguar edhe eksperti i sigurisë, Agim Musliu, ku ka treguar se kush e ka vendosur flamurin.
Musliu ka shkruar se nga të dhënat që ka siguruar OCTOPUS, bazuar edhe në të dhënat e marra me OSINT, vendosjen flamurit serbo-rus në kishën ortodokse në Babimost të Obiliqit, e ka urdhëruar Milan Kostic, një nga eksponentët e Listës Srpska.
(Kosova Sot Online)