Babai i të plagosurve në Shtërpcë: S’di kë ta fajësoj
Ndihem keq për ngjarjen që erdhi deri këtu, ka theksuar Zvonimir Stojanviq, babai i të plagosurve në Shtërpcë, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.
Ai tha se është e vështirë dhe është i shqetësuar për shëndetin e të plagosurve.
“Nuk di kë të fajësoj, por nuk po shkon kështu, është vërtet vështirë”, është shprehur Stojanviq
Tutje, ai tha se nuk është i informuar në detaje në lidhje me ngjarjen, por vetëm ka marrë një telefonatë nga klinika në Shtërpcë.
(Kosova Sot Online)