Mehaj bënë ftesë të bëheni ushtarë të Kosovës
Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka bërë thirrje të rinjve dhe të rejave të Kosovës që t’i bashkohen Forcës së Sigurisë së Kosovës, shkruan "Kosova Sot Online".
Mehaj ka thënë se ka mbetur edhe një javë për aplikim për konkursin e rekrutimit të 612 ushtarëve aktiv dhe 388 ushtarëve të komponentës rezervë.
“Të dashur qytetarë, të rinj e të reja të këtij vendi. Kanë mbetur vetëm edhe një javë deri me datën 15 janar kur do të mbyllim zyrtarisht konkursin e rekrutimit të 612 ushtarëve aktiv dhe 388 ushtarëve të komponentës rezervë. Pra një javë deri të mbyllja e procesit të tretë të rekrutimit brenda dy viteve, për t’i shtuar në radhët e Forcës së Sigurisë së Kosovës edhe 1000 të rijnë që do t’i shërbejnë atdheut. Kanë mbetur vetëm edhe 168 orë kur do të filloj procesi i përzgjedhjes së atyre që do të bartin uniformen e nderit, simbolin e shtetit dhe besimin e popullit. Andaj të rinj e të reja të këtij vendi, pa dallim etnie, ju ftoj të aplikoni për t’iu bashkangjitur Ushtrisë së Republikës së Kosovës që ka një vizion të qartë drejt anëtarësimit në NATO”, ka thënë Mehaj.
(Kosova Sot Online)