Treni del nga shinat me 150 udhëtarë
Sot në mëngjes një tren pasagjerësh ka dalur nga shinat pranë stacionit hekurudhor Kadina Reka, përcjell "Kosova Sot Online".
Për fat të mirë nuk ka pasagjerë të lënduar.
Treni ishte nisur nga Gjevgjelia për në Shkup.
“Lokomotiva dhe një vagon kanë dalë nga shinat në stacionin hekurudhor Kadina Reka, në anën e majtë të lumit Vardar. Bëhet fjalë për trenin e udhëtarëve që mëngjesin e sotëm u nis nga Gjevgjelia për në Shkup. Nuk ka persona të lënduar”thonë nga Hekurudhat e Maqedonisë.
(Kosova Sot Online)