Voziti në gjendje të dehur e përplasi qytetarin, arrestohet 66-vjeçari
Në aksin rrugor Korçë-Pogradec, një qytetar 66 vjeçar është arrestuar, pasi po drejtonte mjetin në gjendje të dehur, ku ka përplasur qytetarin 58-vjeç, shkruan "Kosova Sot Online".
I lënduari i cili ishte duke lëvizur me biçikletë, ka marrur trajtim mjekësor por që ndodhet jashtë rrezikut.
Njoftimi i Policisë:
Specialistët e Trafikut Urban dhe Interurban të DVP Korçë arrestuan në flagrancë shtetasin AD., 66 vjeç, banues në Maliq, për veprat penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”.
Ky shtetas, në aksin rrugor Korçë-Pogradec, pranë kryqëzimit të fshatit Libonik, duke drejtuar automjetin tip “Benz”, ka aksidentuar shtetasin R. Z., 58 vjeç, banues në Libonik, Maliq, që lëvizte me biçikletë, i cili ndodhet në spitalin e Korçës, jashtë rrezikut për jetën. Nga kryerja e testit të alkoolit, shtetasi A. D. rezultoi në gjendje të dehur.
(Kosova Sot Online)