
Reagon ministria pas dyshimeve se tre kirurgë po hetohen për korrupsion

Në lidhje me raportimet se tre kirurgë janë të dyshuar për korrupsion në Spitalin e Vushtrrisë, ka reaguar ministria e Shëndetësisë, transmeton Kosova Sot Online.
"Në lidhje me rastin e rapotuar në medie për rastin e Spitalit të Vushtrrisë, Ministria e Shëndetësisë përmes Bordit të ShSKUK- së, sot pasdite ka pranuar njoftimin zyrtar nga Spitali i Vushtrrisë, “Shekih Zajed” së tre kirurgë tashmë një kohë janë duke u hetuar nën dyshimin për korrupsion”.
“Ministria e Shëndetësisë dhe ShSKUK janë në dispozicion të organeve të hetuesisë në mënyrë që procesi i hetimeve të vazhdojë deri në zbardhjen e plotë, dhe njëkohësisht përmes mekanizmave brenda institucioneve ditëve në vijim do të ndërmarrim të gjitha masat e parapara ligjore”, thuhet në reagimin e Ministrisë së Shëndetësisë.
(Kosova Sot Online