Kalaja e Prizrenit do të bëhet me teleferik

  • E.k /
  • 10 January 2023 - 09:40
Kalaja e Prizrenit do të bëhet me teleferik

Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj, njofton se Kalaja e Prizrenit do të bëhet me teleferik, shkruan "Kosova Sot Online".

Totaj, njofton se kanë nënshkruar marrëveshje me Ministrin e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, z. Liburn Aliu dhe agjencinë Zvicerane Swiss-Contact lidhur me ndërtimin e këtij teleferiku.

“Sot, së bashku me Ministrin e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, z. Liburn Aliu dhe agjencinë Zvicerane Swiss-Contact, nënshkruam marrëveshje tripalëshe për ndërtimin e teleferikut për në Kalanë e Prizrenit”.

(Kosova Sot Online)