Basha kritika opozitës: Albini thonjtë m’i pre keq, dalin me konferencë për shtyp
Deputeti i VV -së, Dimal Basha ka kritikuar opozitën, duke thënë se opozita nuk ka reaguar ndaj paradës në Republikën Sërpska në Bosnje e Hercegovinë, ku të pranishëm ishin edhe djali i Vuçiqit dhe djali i Ratko Mladiqit, raporton "Kosova Sot Online".
Basha ka shkruar siç shprehet ai "Albini thonjtë m’i pre keq, dalin me konferencë për shtyp!".
“A reagoi opozita për paradën e turpit në Republika Srpska ku Dacici, djali Vuciqit dhe djali i kriminelit Ratko Mladic e glorifikuan gjenocidin e kryer dhe nderuan Putinin me medale? Se Albini thonjtë m’i pre keq, dalin me konferencë për shtyp! Ma gjallë, ma gjallë!”, ka shkruar ai.
(Kosova Sot Online)