Burdushit i konfiskohet pasuria mbi 2 milionë euro
Hysri Peqani, i njohur me emrin Burdushi është dënuar me burgim dhe gjobë nga Gjykata Themelore në Prishtinë, për veprat penale “Ushtrimi i kundërligjshëm i veprimtarisë mjekësore ose farmaceutike në vazhdimësi”, “Mashtrimi në vazhdimësi”, “Mbajtja në pronësi kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” dhe “Shpëlarja e parave”, përcjell "Kosova Sot Online".
Burdushit do t’i konfiskohet pasuria mbi 2 milionë euro vlerë.
Burdushi është shpallur fajtor dhe është dënuar me 4 vite e 6 muaj .
Po ashtu, ai është dënuar me gjobë prej 42.000 euro.
“Pasuria e luajtshme dhe e paluajtshme e përfituara me veprën penale Ushtrimi i kundërligjshëm i veprimtarisë mjekësore ose farmaceutike në vazhdimësi nga neni 262 paragrafi 1 lidhur me nenin 81 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës së Kosovës, në vlerë të përgjithshme prej 2,528.715.34 euro, konfiskohen”, njofton gjykata.
(Kosova Sot Online)