Ky është personi që vdiq në aksidentin në autostradën 'Ibrahim Rugova'
Në autostradën “Ibrahim Rugova”, një aksident i rëndë ka ndodhur sot, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".
Si pasojë ka vdekur një person dhe janë lënduar dy të tjerë.
Lajmi u konfirmua nga Drejtoria për Shëndetësi në Istog se personi që mbeti i vdekur në këtë aksident është Sabaudin Sijariq, i cili punonte si infermier në Qendër të Mjekësisë Familjare.
Mediat lokale kanë publikuar edhe fotografi të viktimës.
(Kosova Sot Online)