Lexoni edhe:
Gjithçka rreth kontratës së Ronaldos me Al Nassr
Sipas projektit afatmesëm zhvillimor ambiental të Qeverisë së Kosovës , deri në vitin 2030, 30% e veturave në rrugët e shtetit do të jenë elektrike, shkruan "Kosova Sot Online". Kështu ka premtuar Ministri i Infrastrukturës, Libur Aliu, i cili ka prezantuar dy vendime të miratuara që kanë të bëjnë më draft-strategjinë e transportit multimediale për vitin 2023-2030 dhe draft-koncepti e dokumentit për fushën e automjeteve, shkruan "Kosova Sot Online".
Në konferencën për media pas mbledhjes së Qeverisë, Aliu është shprehur se synohet që deri në vitit 2030, tridhjetë përqind e veturave në Kosovë të jenë elektrike.
“Sipas këtij koncepti, synohet që në importimin e veturave të ardhmen t’u kushtohet rëndësi transportit elektrik në mënyrë që deri në vitin 2030, 30 për qind e flotës së automjeteve në vendin tonë të jenë elektrike dhe hibride. Na afrojnë më afër BE-së dhe na ofrojnë ambient më të pastër e krijojnë përgjegjësi te qytetarët karshi mjedisit”, ka thënë Aliu.
Gjithçka rreth kontratës së Ronaldos me Al NassrLexoni edhe:
Gjithashtu, Aliu është shprehur se Kosova synon të kyçet në rrjetin e transportit me vendet tjera.
“Nga kjo strategji do të dalin projekte të rëndësishme që kanë të bëjnë me fushën e hekurudhave në veçanti. Kjo strategji do të ndihmojë që Kosova të arrijë që të zbusë emisionet nga ana e transportit dhe të sigurojë sigurinë në trafik. Siguria në trafik, të qenit i kyçur si rrjet dhe ndërlidhja e qartë e transporteve brenda vendit”, ka thënë Aliu.
(Kosova Sot Online )