
Detaje të reja nga vrasja e 65-vjeçarit nga Kosova

Këtë të mërkurë, askujt nuk i mundësohet hyrja në Shoqatën e shurdhmemecëve në Mitrovicë, një ditë pasi kryetari i kësaj shoqate, Nystret Gubetini u vra, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.
65 vjeçari u gjet këtu pa shenja jete, i goditur me një mjet të fortë në kokë.
Kush e beri nuk dihet, por policia e Kosovës shkarkoi pamjet e një lokali afër.
Rezultatet e këtyre dëshmive, po i presin edhe familjarët e 65 vjeçarit.
Ata thonë se identifikimi e arrestimi i dorasit do ta zbuste dhimbjen e tyre.
Njëri nga ta tregon disa nga rrethanat në të cilat u gjet i vdekur Gubetini.
I ndjeri nuk kishte ndonjë mosmarrëveshje me dikë.
Ceremonia e varrimit të tij filloi në orën 14:00, këtu në varrezat e qytetit në fshatin Shipol të Mitrovicës.
Numri i madh i personave që vinin në varrimin e tij, rritej vazhdimisht.
Nën ritet fetare iu dha edhe lamtumira e fundit.
E vëllai i viktimës nën emocione tha se vëllai i tij kishte edhe shenja tjera në trup.
Ai shton se vëllai i tij, e as familja nuk kishin probleme me askënd.
E nga Policia e Kosovës nuk dhanë shumë informacione.
Kurse gjatë ditës nga Prokuroria Themelore në Mitrovicë njoftuan se vrasja e 65 vjeçarit u krye në mënyrë të dhunshme.
(Kosova Sot Online)